
Trajneri i Fiorentina-s, Vincenzo Italiano, ka thënë se Sofyan Amrabat i ka “kërkuar falje” skuadrës, pasi ishte i etur për një transferim te Barcelona në këtë afat kalimtar dimëror.
Reprezentuesi maroken tashmë ishte shumë i lidhur me Liverpool-in dhe Atletico Madrid-in, por ishte Barcelona ajo që bëri një sulm të vonuar, duke ofruar një huazim me një opsion për të blerë në fund të sezonit.
Këto kushte nuk ishin të pranueshme për klubin e tij, të cilët e refuzuan ofertën direkt, duke e lënë lojtarin të frustruar dhe të irrituar.
Ai fillimisht u la jashtë skuadrës tërësisht për këtë çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos, por më pas hyri si zëvendësues.
“Amrabat u trondit nga ajo që ndodhi, por ai kërkoi falje dhe e di se duhet të japë gjithçka deri në qershor. Ai është një top lojtar”, tha Italiano në konferencën e tij për media pas ndeshjes.
“E vetmja situatë që shkoi në minutën e fundit ishte Amrabat, i cili me të drejtë u la jashtë seancës stërvitore, por kur mbyllet dritarja e transferimeve, gjithçka rregullohet”, shtoi trajneri italian.
“Amrabat u ngrit në këmbë dhe kërkoi falje. Tregu i transferimeve është një tragjedi sportive për trajnerët, kështu që është shumë më mirë kur mbyllet dhe ne mund të fokusohemi te loja.”
Fiorentina fitoi çerekfinalen me golat e Luka Jovic dhe Jonathan Ikone, derisa goli i Torino-s nga Yann Karamoh, ishte i vonshëm për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën