Jetesë & Stil

Kim Kardashian dhe Kanye West, bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve


Reperi amerikan Kanye West, ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të vegjël me yllin e realitetit televiziv, Kim Kardashian.

Paraqitja e letrës së divorcit të Kardashian nisi më 19 shkurt, pas martesës së tyre gati shtatë vjeçare.

Që të dy, ranë dakord që martesa e tyre të përfundonte për shkak të mosmarrëveshjeve të papajtueshme.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord se nuk kanë nevojë për mbështetje bashkëshortore.

West dhe Kardashian kanë dy vajza – North dhe Chicago, përkatësisht shtatë dhe tre vjeç – dhe dy djem – Saint, pesë dhe Psalm, i cili mbush dy muaj.

Sipas Kardashian, ata e mbajtën pasurinë e tyre të ndarë gjatë gjithë martesës për shkak të kushteve të një marrëveshjeje para martesore.

Çifti janë ndër yjet më të njohur në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm në vetvete. Martesa e tyre ishte një nga më të ndjekurat në dekadat e fundit.

Kardashian, 40 vjeçe, e gjeti famën për herë të parë në vitin 2007 si ylli i shfaqjes televizive të realitetit për familjen e saj, Keeping Up With The Kardashians.

Shfaqja ka mbetur e njohur që nga ajo kohë dhe pritet të transmetojë serinë e saj të fundit në E! rrjetin kabllor vitin e ardhshëm.

Sipërmarrjet e saj të shumta të biznesit – duke përfshirë make up, forma dhe aplikacione për celular – e panë atë të fitonte statusin e miliarderit.

West, 43 vjeç, është një nga emrat më të mëdhenj në muzikën rap, i njohur për hite globale si Stronger, Jesus Walks dhe Gold Digger. Ai gjithashtu ka gjetur sukses si një stilist.

Vitin e kaluar, West pa sukses kandidoi për president të SHBA-së. Gjatë fushatës së tij, një seri paraqitjesh të çrregullta publike dhe postimeve në internet nga reperi ngjallën shqetësim dhe çuan Kardashian të flasë.

Ajo tha se burri i saj kishte çrregullime bipolare, ishte një “person i shkëlqyer, por i ndërlikuar” dhe bëri thirrje për ndjeshmëri më të madhe për shëndetin e tij mendor nga publiku dhe media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore