Jetesë & Stil

Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen përgjithmonë nga kompania e varkave në Venecia


Kanye West dhe e dashura e tij, Bianca Censori thuhet se janë “dënuar” me ndalim të përjetshëm nga një kompani veneciane varkash, pas ekspozimit të pahijshëm së fundmi të rep artistit.

Kompania “Venezia Turismo Motoscafi”, e cila i dha me qira varkën çiftit, ka thënë për DailyMailAustralia, se West dhe Censori “nuk do të jenë më të mirëpritur” në asnjë prej varkave dhe anijeve të tyre, transmeton AlbanianPost.

Në një deklaratë për median, kompania pretendoi se punonjësit e tyre nuk ishin “plotësisht në dijeni” se fituesit të “Grammy-it” i kishin rënë pantallonat, fotot prej të cilës ngjarje u bënë virale.
“Shoferi duhej të ruante trafikun dhe nuk i pa këto turpësi”, tha kompania.

“Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte zbritur menjëherë dhe do t’i raportonte shkelësit tek ata që ishin në pushtet”, shtoi kompania.

“Venezia Turismo Motoscafi” thirri gjithashtu “një person të tretë në bordin e taksisë”, i cili po shoqëronte çiftin dhe “pengoi shikimin e kapitenit” në pjesën e pasme të varkës.

Kompania italiane e qirasë dënoi më tej momentin kur u aludua se diçka intime po ndodhte në hapësirën e varkës mes West dhe Censorit, duke thënë: “Ne e shkëputemi plotësisht veten nga akte dhe sjellje të tilla”.

“West dhe gruaja e tij me siguri nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë”, shtuan ata.

Përgjigja e kompanisë vjen gati një javë pasi Page Six siguroi fotografi të stilistit Yeezy, 46 vjeç, duke zhveshur prapanicën e tij ndërsa po udhëtonte në kanalet e Venecias me një taksi lumi.

West, i veshur me të zeza për daljen, e mbrojti pjesërisht fytyrën e tij me një mbulesë pëlhure ndërsa u ul sipër anijes.

Ndërkohë “gruaja” e tij është fotografuar e ulur pranë tij dhe poshtë tij.

Pasi kapiteni u ankorua, Censori, 28 vjeçe, u pa duke rregulluar pallton e saj prej lëkure teksa dilnin nga varka me një shoqëruese grua të paidentifikuar.

Rep artisti i “Flashing Lights” “u martua” me stilisten arkitekturore australiane në një ceremoni martese jo ligjërisht të detyrueshme në janar – dy muaj pas finalizimit të divorcit nga Kim Kardashian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore