Sport

Juventus e konsideron të mundur rikthimin e Pogba-s


Juventus e konsideron të mundur rikthimin e yllit francez, Paul Pogba.

Paul Pogba nuk është i qartë rreth së ardhmes së tij, dhe aktualisht rinovimi me Manchester United duket shumë i vështirë.

Pogba nuk po gjen vazhdimësinë te djajtë, ashtu siç nuk e ka gjetur gjatë gjithë kohës së tij në “Old Trafford”.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Ralf Rangnick, gjërat janë komplikuar edhe më shumë për francezin.

Ai është i lënduar, por trajneri gjerman është shprehur shumë i mërzitur me rendimentin që ai ka treguar në stërvitje.

Në këtë mënyrë, Pogba po konsiderohet opsionet e tij – që tani janë PSG dhe Juventus, pasi Real Madrid doli nga gara.

Duke e parë situatën e Pogba-s, Juventus-i tani e sheh të mundur rikthimin e tij.

Paul Pogba do të jetë i gatshëm të negociojë me cilin do klub që nga muaji janar dhe Juventus do të hidhet menjëherë në sulm.

Por, fillimisht Juventus po kërkon që të gjej zgjidhje për largim e Aaron Ramsey dhe Arthur, të cilët kanë kohë që nuk janë paraqitur me fanellën bardhezi.

Pogba u largua nga Juventus në vitin 2016, dhe pas gjashtë viteve, rikthimi duket shumë i mundur – si transferim i lirë përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore