Libra

Justin Timberlake dhe Colin Farrell “pengojnë” botimin e librit të Britney Spears


Publikimi i librit të këngëtares, Britney Spears – “The Woman In Me”, është përballur me katër muaj vonesa si rezultat i shmangies së proceseve gjyqësore mbi pretendimet e saj për romancat e saj të mëparshme me Justin Timberlake dhe Colin Farrell.

Pretendimet e bëra në libër nga ylli i popit 41 vjeçe, për Timberlake, 42 vjeç dhe Farrell, 47 vjeç, tërhoqën shqetësimin ligjor nga avokatët që përfaqësonin të dy personazhet në fjalë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Avokatët e tyre thanë se do të ndiqnin një proces gjyqësor kundër Spears nëse disa pasazhe nga libri nuk hiqeshin përpara botimit.

“Ata kërkuan të shihnin librin e saj paraprakisht dhe ishin të bindur se disa nga zbulimet u hoqën”, tha një burim i brendshëm për gazetën.

“Ka ende shumë përralla magjepsëse, por Justin dhe Colin ishin të vetëdijshëm për atë që mund të thuhej për ta”, shtoi burimi.

Ylli i hitit “Oops, I Did It Again”, ishte e lidhur me Timberlake nga viti 1999 deri në vitin 2002 – më pas, ajo u fotografua me Farrell në vitin 2003, mes thashethemeve për një romancë.

Pos tjerash, burimet zbuluan se “procesi ligjor nënkuptonte se publikimi u shty për katër muaj pasi diskutimet shkonin përpara dhe me radhë rreth asaj që mund të përfshihej. Por kjo më në fund tani është zgjidhur dhe autobiografia e saj është gati për t’u nisur”.

Tutje u bë me dije, se libri që pritet të botohet më 24 tetor, do të prezantojë një përshkrim “shkëlqyes dhe të përzemërt” të jetës së Britney Spears, pas vitesh të tëra titujsh mes trazirave personale dhe çështjeve familjare.

“Kjo i ka dhënë Britney-t mundësinë për të treguar historinë e saj, e cila sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por që do të jetë tepër ndriçuese për fansat e saj”, zbuloi një burim pranë artistes.

Libri gjithashtu do të detajojë në lidhje me konservatorin e gjatë të Spears nga babai i saj Jamie – mes viteve 2008 – 2021.

Botuesi i librit “Gallery Books”, e ka përshkruar veprën e Britney si “një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore