Jetesë & Stil

Joao Cancelo propozon për martese të dashurën e tij


Futbollisti Joao Cancelo do të kishte luajtur në Kampionatin Europian me Portugalinë nëse COVID-19 nuk do ta kishte ndaluar. Sidoqoftë, lojtari gjeti një mënyrë për të ngushëlluar veten.

Në një plazh të bukur dhe piktoresk në Maldive, mbrojtësi portugez i propozoi për martesë partneres së tij Daniela Machado.

Çifti që ka një vajzë së bashku, postuan dhe foton e bukur dhe super romantike nga momenti i propozimit.

Ai shkruajti:”Ajo tha po.”

Rikujtojmë, se pas eliminimit nga Kampionati Europian, ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime me familjen e tij. Superylli portugez luajti në të tetën e finales së ‘Euro 2020’, por përfaqësuesja e tij u eliminua nga Belgjika.

Pas përfundimit të turneut, Ronaldo ka vendosur të pushojë me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij. Futbollisti ka publikuar një foto familjare në profilin e tij në Instagram.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore