Film

Jennifer Lopez më aktive se kurrë, shumë shpejt me pesë projekte kinematografike


Ylli latin i muzikës e aktrimit, Jennifer Lopez, do të luaj në rolin e një “vrasësje të rrezikshme” në filmin “The Mother”, i cili është pjesë e platformës “Netflix”.

51 vjeçarja, e njohur edhe me nofkën “JLO”, i është bashkuar kastit të filmit të ardhshëm nga Niki Caros, por jo vetëm si aktore.

Lopez, do të jetë edhe në rolin e bashkëproducentes së këtij projekti kinematografik që pritet të korr sukses të madh që në premierën e tij.

“The Mother” – është një film me skenar të shkruar nga Misha Green dhe post produksion të bërë nga Andrea Berloff, ndërsa historia e tij bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit, “The Professional”, publikuar në vitin 1994.

Por, pos këtij filmi ajo gjithashtu do të luaj edhe në një projekt tjetër nga platforma “Netflix”.

“The Cipher” – është filmi që JLO do ta prezantoj në rolin e agjentes së FBI-së me emrin Nina Guerrera, ku ajo e gjen veten të përfshirë në rastin e një vrasësi serik, pasi ai në mënyrë strategjike i poston disa kode komplekse dhe enigmatike online.

Ato përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe kanë për qëllim ta tërheqin Ninan në një lojë të përndjekjes.

E njohur si një ndër personazhet që rrallë pushon se prodhuari projekte filmike e muzikore, Lopez, do të jetë po ashtu pjesë e tre filmave të tjerë siç janë “Second Act”, “Shotgun Wedding” dhe “The Godmother”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore