Jetesë & Stil

Jay-Z: Dhurojuni fëmijëve sa më shumë dashuri


Fëmijët e Jay-Z dhe Beyonce pa dyshim që shihen nga pjesa tjetër e botës si fëmijët me fat. Nuk ka dyshim se 9-vjeçarja Blue Ivy dhe binjakët tre vjeç, Sir dhe Rumi në thelb fituan “lotarinë”.

Së fundmi, Jay-Z ka dhënë një intervistë për “The Times”.

Gjatë saj, ai pranon se t’i shprehësh fëmijës tënd dashurinë është gjëja më e rëndësishme.

“Të ndjesh që të duan, është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije. Ky është biznes që unë po krijoj për ata. Po nëse fëmija im nuk dëshiron të jetë pjesë e botës së muzikës apo sportit, nuk është problem. Për sa kohë ndihet i dashur, mendoj se gjithçka është e mundur”, u shpreh ai.

Blue tashmë po ndjek hapat e prindërve të saj. Ajo mori pjesë në videoklipin e nënës së saj, “Brown Skin Girl”, ku gjithashtu shkroi një varg për të.

“Black Is King” fitoi çmimin “Grammy” për videoklipin më të mirë, duke e bërë Blue personin e dytë më të re në moshë që fitoi një “Grammy”.

Gjyshja e saj, Tina Lawson, ndau një video të Blue në Instagram, duke treguar lëvizjet e saj. Ajo publikoi videon duke shkruar se: “Kjo është Blu, por ju betohem se duket si Solange në moshë të saj kur kërcen”.

Ndërkaq, Jay-Z ka përfunduar intervistën e tij, duke thënë se: “Qëllimi është që ne të sigurojmë një ambient të dashur për fëmijët, të jemi shumë të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk kemi ide të qarta. Ne jemi thjesht udhëzues”.

Përshtatur nga “The Times” për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore