Kosova

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – shoferi i kamionit godet ndarëset


Në autostradën “Ibrahim Rugova” të premten paradite ka ndodhur një vetaksident trafiku pasi një kamion i peshave të rënda ka humbur kontrollin dhe i ka goditur ndarëset e autostradës.

Zyra për media e Policisë së Kosovës me anë të një përgjigje me shkrim për Albanian Post ka bërë të ditur se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar vozitësi i kamionit i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia po e heton rastin që shkaktuan këtë vetë-aksident.

Ndërkohë, lexuesit e Albanian Post kanë dërguar një video amatore ku shihet kamioni që është përplasur me ndarëset e autostradës. Po ashtu në vend të ngjarjes janë edhe zyrtarët policor.

Video e vetaksidentit:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore