Sport

Heroi Benzema, qetësi në frymën e fundit


Deri në minutën e 91-të në ndeshjen me Elche-n, Real Madrid po i drejtohej barazimit së tretë rradhazi në La Liga.

Ndryshi mendoi Karim Benzema, që gabimet e pjesës së parë i shlyu në pjesën e dytë.

Real Madrid filloi ndeshjen me formacion 3-5-2, me Mendy-n dhe Vazquez-in që luanin si më të avansuar se zakonisht.

Skuadra e Zidane dominoi tërësisht ndeshjet, por rastet e mëdha të humbura nga Benzema në 45 minutëshin e parë bënë që rezultati të mbetet ai i fillimit.

Në pjesën e dytë, Calvo në minutën e 61-të i japi epërsinë e befasishme mysafirëve, me një goditje të bukur me kokë.

Në të 73-ën, Benzema u ngjit në skenë për herë të parë, duke shfrytëzuar mirë një krosim të Modric, për të barazuar rezultatin.

Kur u duk se gjithçka po përfundonte me rezultat të barabartë, për herë të dytë në skenë u ngjit Benzema.

Pas një kombinimi të mrekullueshëm me të riun Rodrygo, Benzema shënoi një super gol me të majtën, për epërsinë e Real Madrid-it.

Los Blancos me këtë fitore ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 57 pikë, kurse Elche mbetet në vendin e 17-të me 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore