Sport

Harry Kane mund të nënshkruajë kontratë të re me Tottenham-in


Gjatë gjithë verës u besua se Harry Kane do të bashkohet me Manchester City-n, por kjo nuk ndodhi.

Presidenti i “gjelave”, Daniel Levy, refuzoi ofertën prej 150 milionë euro nga qytetarët.

Harry Kane dëshironte largimin, por ai respektoi çdo vendim të Tottenham-it, që në fund e pa atë të qëndronte të paktën edhe për një vit në Londër.

Edhe kur qëndroi, plot media thanë se ky me siguri do të jetë viti i fundit i Kane te “gjelat”, por kjo nuk duket kështu.

Sulmuesi 28-vjeçar mund të nënshkruajë kontratë të re me Tottenham-in.

Kjo do të ndodhë nëse Tottenham-i dhe Daniel Levy përfshijnë në kontratën e kapitenit anglez një klauzolë lirimi.

Presidenti i Tottenham-it, Daniel Levy

Kjo klauzolë do t’i mundësonte Kane-it që, pas disa viteve, të largohet për një shumë të caktuar.

Tottenham-i zakonisht nuk përfshin klauzolë lirimi në asnjë kontratë, por kjo mund të ndodhë lehtë me Kane-in.

Nëse Levy pajtohet, atëherë Kane do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore