Kosova

Hajni vjedh trotinetin në pikë të ditës, në sy të pronarit


Vjedhja

Një person, ende i paidentifikuar nga Policia e Kosovës, ka kryer një hajni në pikë të ditës, të hënën e 20 qershorit në Prishtinë.

Në një pikë biznesi në kryeqytet, afër qendrës, ai është futur fillimisht si klient dhe më pas është ulur kinse për të pushuar në karrigen që shërbejnë për klient.

Derisa punëtori ishte i zënë dhe i shpërqendruar me ofrimin e shërbimeve për klientët e tjerë, ai tinëzisht ka marrë trotinetin dhe qetësisht ka dalë nga objekti.

Rasti ka ndodhur në mesditë, derisa policia po heton rastin.

Sipas forcave të rendit, i njëjti, brenda një perimetri të shkurtër kohorë, ka vjedhur edhe një cantë dore nga një vajzë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore