Tokyo 2020

Gjindet sportisti nga Uganda i cili u zhduk ditë më parë në Japoni


Peshëngritësi nga Uganda, Julius Sekitoleko, i cili u zhduk pak ditë më parë nga Fshati Olimpik i Tokios, iu është dorëzuar autoriteteve vendase, duke shpjeguar arsyen e arratisjes së tij.

Ai, nëpërmjet një letre, zbuloi se po kërkonte punë në vendin Nipon.

Para se të nisej drejt Tokios, Sekitoleko nuk kishte paguar qiranë e banesës së tij për një vit dhe pronari i kishte thënë se do ta dëbonte nëse nuk do ta paguante borxhin brenda një periudhe të shkurtër.

Sekitoleko në letrën e tij tha se e dashura e tij e cila ishte shtatzënë, ishte dëbuar nga banesa, gjatë kohës sa ky erdhi në Japoni.

Ai gjithashtu nuk ishte paguar për një kohë të gjatë nga punëdhënësi i tij, që punonte në një palestër sportive.

Të gjithë këta faktorë, e detyruan 21-vjeçarin të merrte vendimin ekstrem për të kërkuar punë në Japoni, aventurë që përfundoi shumë shpejt.

Kujtojmë që atleti nga Uganda, u zhduk të premten e 16 korrikut, ditën kur delegacioni nga Uganda duhej të testohej për COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore