Përballje

Gezimi i Dusan Vlahovic ndalet nga kapiteni i nëndetëses


Villarreal dhe Juventus përballeshin përballë njëra tjetrës në kuadër të raundit të 16-ave në Champions League.

Juventus vinte si favorite, por forma e Villarreal fliste ndryshe.

Ndeshja pritej të ishte e barabartë, dhe ashtu doli.

Mirëpo Juventus e nisi menjëherë, me rezultat 0-1.

Pas vetëm 32 sekondash, blerja më e re e Dusan Vlahovic – e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Danilo.

Zonja e vjetër e nisi si mos më mirë, por më pas nëndetësja e verdhë u ngrit në sipërfaqe dhe morri kontrollin e takimit.

Mundi i tyre u shpërblye në pjesën e dytë.

Ishte kapiteni Dani Parejo ai i cili shënoi për të barazuar shifrat në takim.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi, me rezultatin që mbeti i barabartë.

Gjithçka mbetet për t’u luajtur në ndeshjen e dytë, në Torino, me të dy skuadrat që kanë të gjitha letrat e hapura për kualifikimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore