Lajme

Gërvalla mirëpret emërimin e Hovenier si ambasador i SHBA-ve në Kosovë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur Jeffrey Hovenier si Ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gërvalla i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri amerikanë.

“Lajm i mirë nga Senati i SHBA. Jeffrey Hovenier emërohet si Ambasador i Amerikës në Kosovë”.

“Mirë se erdhe në Kosovë, zoti Hovenier! Mezi presim të mirëpresim përsëri një mik të vërtetë të vendit tonë, në një përgjegjësi të re, të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin e saj social Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore