Euro 2020

Formacionet zyrtare të ndeshjes Skoci – Republika Çeke


Ndeshja mes Skocisë dhe Republikës Çeke është dueli i parë për këtë të hënë të Euro 2020.

Këto dy skuadra radhiten në Grupin D dhe pretendojnë tri pikë, pas fitores së Anglisë të dielën.

Në total këto dy skuadra janë përballur gjashtë herë në ndeshje garuese mes tyre, Republika Çeke prinë me tri fitore, kundrejt dy të Skocisë dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Trajneri skocez, Steve Clarke, dhe trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, kanë vendosur 11-shen e tyre më të mirë për përballjen e tyre të parë në Euro 2020.

Skocia do të luajë me tre mbrojtës dhe pesë mesfushorë, ndërsa Republika Çeke ka përqendruar lojën më shumë në mesfushë.

Mungesë e madhe për Skocinë do të jetë futbollisti i Arsenal-it, Kieran Tierney.

Skocia (3-5-2): Marshall, Hanley, Cooper, Hendry, Armstrong, McGinn, McTominay, O’Donnell, Robertson, Dykes, Christie.

Republika Çeke (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Soucek, Kral, Masopust, Darida, Jankto, Schick.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore