Euro 2020

Formacionet zyrtare, Belgjika dhe Italia rreshtojnë titullarët


Belgjika do të përballet me Italinë për fazën e çerekfinaleve të Euro 2020. Një “finale e parakohshme” do të jetë kjo sfidë që do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut, në Gjermani, duke filluar nga ora 21:00.

Kur ka mbetur pak kohë përpara se të fillojë takimi, të dy teknikët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Belgjika e Roberto Martinez-it do të luajë me skemën 3-4-2-1: Courtois; Alderweireld, Vermalen, Vertonghen; Meunier, Witsel, Tielemans, T.Hazard; De Bruyne, Doku; Lukaku.

Italia e Roberto Mancini-t do të luajë me skemën 4-3-3: Donnarumma; Spinazzola, Chiellini, Bonucci, Di Lorenzo; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Insigne.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore