Lajme

Flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë vendosen në Banjë të Zveçanit


Vendosja e flamujve në Banjë të Zveçanit.

Flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë janë vendosen në Banjë të Zveçanit të martën e 17 tetorit.

Kështu kanë raportuar disa udhëtarë të cilët kanë vozitur për në rrugën kryesore për në Bërnjak në mëngjës.

Flamujt janë të varur në fshatin Banjë, në afërsi të vendkalimit të Bërnjakut, sipas lexuesve që dërguan foto në mediumin serb Danas.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se “nuk kanë informacione për vendosjen e flamujve se kur janë vendosur dhe kush i ka vendosur”.

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë heroin Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua nga autoritetet serbe, mirëpo i njëjti një ditë më pas është liruar nga paraburgimi.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Ndërsa, nga krerët e institucioneve të Kosovës është thënë se nuk do të vazhdohet me dialogun pa u vendosur masa ndaj Serbisë për ketë veprim.

Disa prej të cilëve kanë marrë pjesë në këtë sulm janë arrestuar nga institucionet e Kosovës duke ua caktuar nga një muaj paraburgim, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi pasi që kishin ikur përmes tunelit të Manastirit të Banjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore