Përballje

Festë golash në Etihad, City shkatërron Leicester-in


Ndeshja mes Manchester City-t dhe Leicester City-t ishte e “zjarrtë” dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 6:3.

“Qytetarët” ishin dominant në pjesën e parë të ndeshjes ku shënuan katër gola.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë me anë të belgut, Kevin De Bruyne.

Në minutën e 14-të, Riyad Mahrez dyfishoi epërsinë për Manchester City-n nga pika e bardhë e penalltisë.

City nuk u ndalën me kaq, në minutën e 21-të, Ilkay Gundogan shënoi për golin e tretë.

Për të përmbyllur pjesën e parë, City shënuan përsëri me anë të Raheem Sterling për rezultatin 4:0.

Në anën tjetër, pjesa e dytë filloi furishëm për Leicester-in, por nuk përfundoi ashtu si e nisën.

Goli i parë për Leicester erdhi në minutën e 55-të me anë të James Maddison.

Vetëm katër minuta pas golit, Leicester shënuan përsëri me Ademola Lookman.

Në minutën e 66-të, Leicester shënuan përsëri, këtë herë me anë të nigerianit, Kelechi Ihenacho.

Në momentin që Leicester kishte shpresa për të barazuar rezultatin, Joan Laporta i shuajti ato me një gol me kokë në minutën e 69-të.

Për të përmbyllur ndeshjen, ashtu si e përmbylli edhe pjesën e parë, Raheem Sterling shënoi në minutën e 87-të për rezultatin final 6:3.

Manchester City radhiten në pozitën e parë me 47 pikë, ndërsa Leicester janë në vendin e nëntë me 22 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore