Lajme

Familja Ramadani protestë në Shtime, për masën e vendosur ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin


Komuna e Shtimës.

Më 6 qershor, në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, ndodhi një aksident komunikacioni, ndërmjet dy veturave civile ku si pasojë kanë vdekur pesë anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja.

Por, të dyshuarit E.M të martën i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar për në arrest shtëpiak për një muaj.

Për këtë në qytetin e Shtimes nga familja Ramadani, është njoftuar se nesër do të mbahet protestë për të kërkuar drejtësi.

“Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatës dhe kërkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Ilustrim.

Tutje thuhet se ky rast krijon dyshime për anim dhe jo drejtësi.

“Plagët janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutja e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi”.

Më 7 qershor, kryetari i Komunës, Naim Ismajli, këtë ditë e ka shpallur ditë zie në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident trafiku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore