Sport

Everton-i merr lajmin e shumëpritur për stadiumin e ri


Everton-i ka marr edhe miratimin e qeverisë për të ndërtuar stadiumin e ri në Bramley-Moore Dock, i cili vlerësohet të kushtojë 500 milionë paund dhe do të përfundojë në 2024.

Pasi mori aprovimin nga Këshilli i Qytetit të Liverpulit për stadiumin buzë detit, muajin e kaluar, Everton-it iu desh edhe një hap i fundit.

Planifikimi i Bramley-Moore Dock-ut iu dorëzua, Robert Jenrick-ut, Sekretarit të Shtetit për Strehim, Komunitet dhe Qeverisjen Lokale, me këtë të fundit që dhe aprovimin përfundimtar.

Toffees do të jenë në gjendje të ndërtojnë stadiumin e ri me 52 mijë e 888 vende, që do të zëvendësojë Goodison Park, si shtëpinë e klubit.

Everton-i ka luajtur në Goodison Park, që nga viti 1892 dhe mundesitë që në 2024 të hyjnë në shtëpinë e re janë të mëdha.

Stadiumi i ri, gjithashtu do të ketë mundësinë e zgjerimit të mëvonshëm, nëse do të jetë nevoja, deri në 62 mijë vënde.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore