Sport

Këshilli Bashkiak jep miratimin për stadiumin e ri të Everton-it


Këshilli Bashkiak i Liverpulit ka dhënë miratimin unanim, për ndërtimin e stadiumit të ri të Everton-it, me një kapacitet prej 52 mijë vendesh. Nën emrin “Bramley-Moore Dock”, stadium pritet të jetë gati në 2024.

Klubi ka që nga viti 1892 që luan në “Goodison Park” dhe për gati 25 vite kishte kërkuar të ndërtonte një stadium të ri.

Ndërtimi i stadiumit të ri të Everton-it ishte hedhur poshtë për disa vite me radhë, pasi pretendohej së dëmtonte trashgiminë e qytetit, por kjo çështje tashmë u rrëzua nga Komiteti i Planifikimit të Qytetit.

Megjithatë, ka diçka që pengon dritën e gjelbër përfundimtare për ndërtimin e stadiumit. Bregu ujor i Liverpulit është pjesë e Trashgimisë Botërore. Madje ka qenë pjesë në listën “në rrezik” të UNESCO-së, që kur u hodhën planet e para për ndërtesa të larta në 2012.

Komiteti vendosi se stadium i ri jep më shumë përfitim publik se dëmtim të pasurisë së trashgimisë së vendit. Përgjigja e fundit do të vijë nga Sekretari i Shtetit që do të vendosi nëse do të mbështes ose jo vendimin e komitetit.

Nëse miratohet vendimi dhe nisin punimet, në stadiumin e ri pretendohet se do të ketë deri në 15 mijë vende pune dhe shifra totale e investimit do të kapi vlerën e 500 milionë paundëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore