Muzikë

Eurovision 2024, Shqipëria jashtë finales


Fati nuk ishte me Besa Kokëdhimën këtë edicion të Eurovision 2024.

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Titan” nuk arriti të kualifikohej në finale, e cila do të zhvillohet më 11 maj.

Kokëdhima ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë, ku Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia arritën që të merrnin kualifikimin.

Kështu me mbylljen e natës së dytë, Eurovision 2024 tashmë i ka finalistët e tij.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndërsa gjashtë vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Me konfirmimin e pjesëmarrësve të finales së madhe të Eurovision 2024 pas dy gjysmëfinaleve, EBU tani ka zbuluar rendin e garës për shfaqjen e së shtunës.

Suedia mikpritëse ishte vendosur më parë për të hapur finalen e madhe.

Prodhuesit e shfaqjeve tani kanë vendosur që Ukraina do të pasojë në vendin e dytë, ndërsa Austria ka nderin të mbyllë shfaqjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore