Sport

‘El Clasico’ për Edinson Cavani-n


Barcelona dhe Real Madrid-i janë futur në luftë për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Edinson Cavani.

Cavani ka humbur vendin e tij në 11-shen startuese të United me ardhjen e Cristiano Ronaldo-s.

Përkundër që ai shprehet i lumtur në Manchester, uruguajani po dëgjon edhe ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Deri vonë, në mediat angleze flitej për një transferim në Amerikën e Jugut.

Mirëpo, tani duket se edhe Spanja do të bëj punë.

Në fakt, nga Spanja, interesi për të vjen nga dy skuadrat më të mëdha, Real Madrid-i dhe Barcelona.

Derisa për Madrid-in ai konsiderohet si zëvendësues për Benzema-n dhe opsion afatshkurtër, e njëjta nuk mund të thuhet për Barcelonën.

Katalunasit nuk po kalojnë fare mirë, dhe një sulmues me eksperiencë si Cavani sado pak do të ringjallte frymën sulmuese të ekipit.

Të dy skuadrat e dëshirojnë në afatin kalimtar të janarit, dhe lufta për të pritet të jetë e ashpër.

88 ditë deri në fillimin e merkatos së janarit kanë mbetur, dhe Cavani duket më shumë largë se sa brenda “Old Trafford”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore