Kulturë

Edvard Munch me një “shtëpi të re”


40 mijë vepra ikonike të lidhura me piktorin norvegjez me famë botërore, Edvard Munch, janë gati të zhvendosen në një muze të ri në Oslo.

Edvard Munch, me trajtimin e tij të temave psikologjike ndikoi në ekspresionizmin gjerman në fillim të shekullit të XX. Piktura e tij Britma, mund të shihet si një simbol i anktheve shpirtërore moderne.

Piktura u frymëzua nga përvoja e Munch teksa shëtiste gjatë muzgut në Olso, kur qielli u bë jashtëzakonisht i kuq dhe e hutoi. Megjithatë interpretimi i saj mbetet çështje këndvështrimi.

Koleksioni më i madh kushtuar një artisti të vetëm, do të jetë në shtëpinë e tij të re prej betoni dhe xhami.

“13 vjet pasi këshilli i qytetit të Oslos vendosi të ndërtojë një muze të ri për artin e Munch, projekti është pothuajse gati”,  bëjnë me dije mediat norvegjeze.

Projektuar nga arkitektët spanjollë, muzeu ka 11 galeri të shpërndara në 13 kate. Pjesa më e madhe e hapësirës i kushtohet jetës dhe artit të Edvard Munch. Ekzistojnë gjithashtu vepra nga artistë të tjerë modernistë dhe bashkëkohorë.

Muzeu i ri është pjesë e bashkëpunimit FutureBuilt.  Kjo kompani ka për synim të zvogëlojë emetimet e gazeve serë në ndërtimin dhe funksionimin e ndërtesave të reja.

Muzeu është bërë prej çeliku dhe betoni miqësor ndaj mjedisit, dhe fasada e tij është prej një alumini të tejdukshëm, i cili shkëlqen kundër ujit.

Muzeu i ri Munch është një nga shumë argëtimet e reja kulturore në Oslo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore