Muzikë

Edhe një herë – Eminem shkruan histori me albumin e vitit 1999 “Slim Shady LP”


Rep artisti amerikan, Eminem, ka arritur suksesin e tij të radhës në platformën, Spotify, me albumin e tij “The Slim Shady LP” duke u bërë rekordi i tij i njëmbëdhjetë që e bën këtë në platformën e transmetimit.

Albumi ikonik i Eminem, “The Slim Shady LP”, mund të jetë publikuar para fillimit të mijëvjeçarit, kur nuk kishte diçka të tillë si Spotify – por i njëjti sapo ka tejkaluar një miliardë transmetime në këtë platformë dixhitale.

Eminem.

Eminem – emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers – mund të kishte thyer rekordin me një epërsi edhe më të madhe, por albumi i tij debutues i vitit 1996 “Infinite” nuk është aktualisht i disponueshëm në Spotify.

“The Slim Shady LP” – i cili u publikua për herë të parë më 23 shkurt të vitit 1999 – ishte albumi i dytë në studio i Eminem.

Ai përfshin këngët hite si: “My Name Is”, “Guilty Conscience”, “97 Bonnie & Clyde” e “Role Model”, si dhe mori një vlerësim të madh komercial e kritik.

Eminem.

Deri në vitin 2000, “Slim Shady LP”, u certifikua katërfish si platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA).

Eminem mbetet një nga rep artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore