Boterori 2022

E marta në Kupën e Botës sjell ndeshjet e fundit të Grupit C dhe D, në vënemdnje ndeshja Poloni – Argjentinë


Sot (e marte) do të zhvillohen ndeshjet e fundit të Grupit C dhe D në Kupën e Botës.

Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja mes Polonisë dhe Argjentinës, ku dyja skuadrave iu nevojitet fitorja për të vazhduar tutje.

Aktualisht lider i Grupit C është Polonia me katër pikë, Argjentina dhe Arabia Saudite kanë nga tre, ndërsa Meksika e vendit të fundit ka një pikë.

Grupi C

Pra, do të varet edhe ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, por një gjë është e sigurt – Messi-it me shokë i duhet një sukses ndaj Lewandowski-t të Polonisë, për të kaluar tutje.

Ndërkohë, sa i përket kualifikimit, situata është më e qartësuar në Grupin D, aty ku Franca e ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-ve, madje me shumë gjasë edhe vendin e parë.

Francezët në ndeshjen e sotme do të përballen me Tunizinë e vendin të fundit që ka vetëm një pikë.

Grupi D

Ndërsa, ndeshja tjetër e këtij grupi mes Australisë dhe Danimarkës pritet të jetë interesante, ku danezët vetëm me fitore do t’i parakalonin australianët për të vazhduar në fazën tjetër të këtij Botërori.

Pra, Australia është pas Francës në vendin e dytë me tre pikë, ndërsa Danimarka dhe Tunizia kanë vetëm nga një.

Takimet e Grupit D do të zhvillohen në ora 16:00, ndërsa ato të Grupit C do të luhen në ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore