Sport

E diela në La Liga


Pas fitores së Real Madrid-it në “Balaidos” përballë Celta-s, fokusi kthehet te dy skuadrat tjera pretendente për titullin, Atletico Madrid dhe Barcelona.

Madrilenët, pas eleminimit nga Chelsea, do kërkojnë të kthehen te fitorja në ndeshjen përballë Alaves-it në krizë.

Skuadra mysafire ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga, duke u gjendur në vendin e 19-të dhe duke rrezikuar mbijetesën.

Në ndeshjen e orës 18:30, Simeone ka vetëm një mungesë, i cili është Joao Felix për shkak kartonësh.

Barcelona në anën tjetër ka përpara një ndeshje shumë të vështirë, si mysafire e Real Sociedad.

Katalunasit kanë plotë tre muaj dhe 17 ndeshje pa humbje në La Liga, që nga vizita te Cadiz më 5 dhjetor.

Skuadra e Koeman do tentojë që të mbajë hapin me Atletico-n, dhe të qëndrojë para Real Madrid-it me vetëm dy ndeshje deri te El Clasico.

Kurse Real Sociedad, edhe pse dhjetë pikë prapa, ende shpreson që të arrij Sevilla-n e vendit të katërt që po gabon çdo javë.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Getafe – Elche 14:00

Valencia – Granada 16:15

Villarreal – Cadiz 16:15

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore