Lajme

“Duje” – Familja Kelmendi elektrizon skenën e Eurovisionit


Familja Kelmendi

Albina Kelmendi dhe familja e saj që përfaqësojnë Shqipërinë kanë përfomuar më këngën e tyre “Duje” në finalen e madhe të “Eurovisionit 2023” që po mbahet Liverpool të Anglisë.

“Duje” vjen në një formacion ku përfshihet e gjithë familja Kelmendi.

Teksti është shkruar nga Erjona Rushiti, ndërsa është kompozuar nga Enis Mullaj.

Kënga nis me zërin e fuqishëm të Albina Kelmendit, për të vazhduar me inkuadrim të zërave përcjellës.

Në anën tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në përkrahje këngëtares shqiptare, Albina Kelmendi, e cila bashkë me familjen e saj po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social në Instagram, e para e shtetit kërkoi që të gjithë të jenë “sonte në mbështetje të Albinës dhe Familjes Kelmendi”.

Ndërsa pak momente më parë është hapur edhe televotimi për të shpallur fituesin e këtij edicioni të festivalit madhështor të këngës “Eurovision”.

Për herë të parë në historinë e “Eurovisionit”, sivjet kanë të drejtë të votojnë edhe shikuesit e vendeve që nuk janë pjesëmarrëse në “Eurovision 2023”, përfshirë ehde ata nga Kosova.

Shqipëria në finalen e Eurovision, sa gjasa ka të fitojë Albina Kelmendi?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore