Stil

Drake zbulon se ribashkimi i “Young Money” do të shtyhet, pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19


Drake

Ribashkimi i shtëpisë diskografike “Young Money”, i cili ishte planifikuar të ndodhte me 1 gusht, në Toronto me Lil Wayne dhe Nicki Minaj është anuluar pasi Drake rezultoi pozitiv me COVID-19.

Rep-artisti përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në Instagram tha se do të ri-caktojë një datë tjetër sapo të dal negativ me Coronavirus, megjithëse ende nuk është bërë e ditur se kur mund të ndodhë.

“Jam vërtet i dëshpëruar të them se kam dalë pozitiv në testin për COVID dhe shfaqja e ribashkimit të ‘Young Money’ e planifikuar për sonte po riplanifikohet në datën MË TË SHPEJTË të mundshme”.

“Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe ju dua të gjithëve, më vjen shumë keq që ju zhgënjeva në fundjavën tonë së bashku dhe në momentin që do të rezultojë negativ, do t’ju jap gjithçka që kam marrë në skenë (përveç Covid-it)”, është shprehur ai.

Aktivitetet e reperit kanë nisur të enjten në “OVO Fest” me shfaqjen “All Canadian North Stars” duke theksuar aktet historike të zhanrit hip-hop dhe R&B që hapën rrugën për skenën muzikore të Kanadasë.

Chris Brown dhe Lil Baby performuan të premten mbrëma në Budweiser Stage si pjesë e turneut të dyshes “One of Them Ones”.

Ndërkaq, Drake, Minaj dhe Lil Wayne ishte paraparë të performonin të hënën.

Treshja së pari bashkëpunuan në këngën “BedRock” të vitit 2009, së bashku me Gudda Gudda, Tyga, Jae Millz dhe Lloyd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore