Shqipëria

Dorëhiqet drejtori i RTSH, Enkelejd Joti bëhet zv/ministër i Mbrojtjes


Ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, drejtori Enkelejd Joti, i cili drejtimin e mori në nëntor 2021.

Arsyet e kësaj dorëheqjeje ende nuk bëhen me dije, teksa muajt e fundit janë raporutar në media disa konflikte që ai ka pasur me kreun e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo.

Ndërsa, burime konfidenciale pranë Albanian Post, bëjnë me dije se ai do të marrë detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Ndërsa, mbi figurën pasuese të tij, ende nuk dihet se kush do t’i bashkohet garës.

Joti pasoi në këtë detyrë ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të pabarazisë në tendera.

Asokohe, ai siguroi shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë procedurën statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, teksa ky është një rikthim në fushën e medias për të. Ai ka mbajtur poste drejtuese në televizionin “Top Channel” më parë.

Për 12 vjet, nga 2003 deri në 2015, ai mbajti postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media. Viti 2015 përkoi edhe me dorëheqjen e tij.

Studimet i ka kryer në fushën e ekonomi-financës. Pra, kandidatura e tij, është e bazuar në një eksperiencë shumëvjeçare menaxheriale.

Joti ka qenë në një periudhë edhe nëndrejtor i RTSH-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore