Shqipëria

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë


Policia ka bërë me dije se rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për pasojë pronari i hoteli, shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore