Sport

Cristiano Ronaldo, njeriu më i ndjekur në botë


Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është bërë personi i parë në botë që arrin shifrën e 400 milionë ndjekësve në Instagram.

Me këtë statistikë, Cristiano Ronaldo lë prapa Kylie Jenner-in dhe Lionel Messi-n si njeriu më i ndjekur në planet.

Përveç rekordeve të shumta në botën e futbollit, Cristiano tani ka rekorde edhe në rrjetet sociale.

Të shtunën, Cristiano mbushi 37 vjeç, por në aspektin e karrierës ai nuk duket se po ndalet.

Pas rikthimit në Old Trafford gjatë verës së këtij viti, portugezi ka shënuar 14 gola në 24 paraqitje.

Numra këto jo që jemi mësuar të shohim nga Cristiano Ronaldo, por gjithsesi numra shumë të mira për një futbollist në moshën e tij.

Këto 14 gola, e kanë dërguar totalin e karrierës së tij në plot 803, me portugezin që mbetet futbollisti me më shumë gola në historinë e futbollit.

Edhe pse nuk arriti t’ia sjellë Juventus-it titullin numër dhjetë radhazi, 2021-ta ishte një vit i madh për Ronaldo-n pasi ai arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve, duke arritur 115 gola me Portugalinë.

Edhe pse nuk o nominua për çmimet të mëdha, kjo nuk hoqi asgjë nga madhështia e portugezit në rrjetet sociale.

Gjatë fundjavës së ditëlindjes së tij, legjenda e futbollit u bë i pari njeriu në botë me 400 milionë ndjekës në Instagram.

Para pesë muajve, portugezi kishte 237 milionë ndjekës, pra rritja e tij në këtë periudhë ka qenë e jashtëzakonshme.

Pas tij vijnë Kylie Jenner me 308 milionë ndjekës, dhe Lionel Messi me 306 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore