Jetesë & Stil

Cristiano Ronaldo nis pushimet, lë pas ‘Euro 2020’


Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime me familjen e tij.

Superylli portugez luajti në të tetën e finales së ‘Euro 2020’, por përfaqësuesja e tij u eliminua nga Belgjika.

Pas përfundimit të turneut, Ronaldo ka vendosur të pushojë me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij. Futbollisti ka publikuar një foto familjare në profilin e tij në Instagram.

Në diçiturën e fotos, ylli i Juventusit ka shkruar:”Është koha të pushoj më të dashurit e mi.”

Rikujtojmë, se dyshja e njohur kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina, por Rodriguez rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10-vjeç.

Tanimë është e ditur që Cristiano dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara të showbiz-it. Bukuroshja nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij.

Në ndeshjen Portugali-Belgjikë, 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit dhe ajo që u vu re ishte që poshtë kanotjerës së saj të bardhë modelja kishte një mikrofon të zi i cili dukej mjaft lehtësisht.

Influencuesja e famshme e Instagram-it, së shpejti do të sjelli një dokumentar të ri në gjuhën spanjolle për jetën dhe karrierën e saj si një yll i mediave sociale. Georgina e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore