Muzikë

“Coachella” eliminon nga lista e performuesëve Travis Scott-in


Travis Scott - Rep Artist

Rep artisti, Travis Scott është larguar nga formacioni i performancave për Festivalin e Muzikës dhe Arteve në “Coachella Valley 2022” dhe e gjitha thuhet të ketë ndodhur si pasojë e tragjedisë së ndodhur në “Astroworld”.

Zhvillimi pason një raport nga KESQ në Palm Springs, ku u raportua se rep artisti i diskutueshëm u hoq nga lista pas tragjedisë që ndodhi në festivalin e tij “Astroworld” në muajin nëntor, ku humbën jetën 10 njerëz, shkruan Variety.

Travis Scott

Një peticion i krijuar nga “Change”, i cili filloi të realizohej menjëherë në ditët pas tragjedisë, ka kërkuar largimin e tij nga formacioni “i Coachella-s”.

Peticioni ka mbledhur rreth 60 mijë nënshkrime për pak kohë.

Burimet thonë se festivali informoi agjenten e Scott-it, Cara Lewis, me qëllim të eliminimit të Scott nga lista e artistëve pjesëmarrës.

Një burim i brendshëm shton se Lewis ka qenë e palëkundur në përpjekjen për të mbajtur performancën, gjë që do të kishte shënuar kthimin e Scott në skenë pas “Astroworld”, duke ofruar të heqë dorë tërësisht nga tarifa e pagesës dhe duke u shprehur e gatshme që artisti i saj të interpretoj pa pagesë.

Drake dhe Travis Scott

Por, në mediat rozë thuhet se është e vështirë të imagjinohet Scott të performojë në ndonjë festival muzikor në të ardhmen e afërt pas koncertit të tij në Houston, pasi që shumë padi janë ngritur në vazhdën e tragjedisë së “Astroworld”, duke emëruar Travis dhe Drake si “të pandehur”.

Gjithsesi, Scott ka shprehur keqardhje për tragjedinë, duke deklaruar që ka siguruar rimbursime të plota për të gjithë të pranishmit në “Astroworld”, si dhe duke ofruar të paguajë për shpenzimet e funeralit të viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore