Lajme

Cingel: Sllovakia po i bën dëm vetes me mosnjohjen e Kosovës


Jan Cingel

Për Drejtorin Ekzekutiv të Organizatës jo-qeveritare “Analiza Strategjike”, Jan Cingel, Sllovakia po paguan një çmim të lartë diplomatik për mosnjohjen e subjektivitetit të Kosovës.

Sipas tij Sllovakia është nën presion të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse ka mbështetjen e tre shteteve të tjera mos-njohëse pra Greqisë, Spanjës dhe Rumanisë.

“Sllovakia po i bënë dëm vetës sepse pozicioni i saj në raport me Kosovën përkon me atë të Rusisë dhe Kinës. Dhe një gjë e tillë ka një çmime të lartë sa here që çështja e Kosovës është në agjendën në forumet ndërkombëtare”, ka thënë Cingel për Radio Evropën e Lirë.

Ai duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se bisedimet aktualisht janë të bllokuar dhe se sipas tij status-quo është në favor të Beogradit.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte në favor të saj, sepse një gjë e tillë do të forconte sigurinë në vend të cilët aktualisht mungojnë. Trupat e KFOR-it janë dislokuar në Kosovë dhe nuk ka gjasa të shpërthejë një konflikt i përgjithshëm. Megjithatë, anëtarësimi në Aleancën Veri-atlantike do të forconte pozitën e Kosovës dhe do t’i bënte marrëdhëniet e saj me Serbinë më të barabarta.

Sipas Cingel idetë për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve të cilët janë katastrofale për të gjithë rajonin duhet të braktisen.

“Kosova do të duhej të angazhohej që të mos përpiqej për asnjë bashkim me Shqipërinë, gjë që do të çonte në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe do të hapte kutinë e pandorës në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore