Përballje

Chelsea deklason Milan-in, shënon edhe Reece James


Transferimi më i shtrenjtë i Chelsea-t në këtë merkato, Wesley Fofana, i ka dhënë epërsinë skuadrës londineze kundër Milan-it në minutën e 24-të.

Deri më tani, ndeshja ishte e baraspeshuar, por Fofana shfrytëzoi mundësinë që kishte.

Rafael Leao ka pasur disa driblime dhe ka krijuar disa mundësi për Milan-in, të cilat nuk ishin shumë serioze për skuadrën londineze.

Pierre Emerrick Aubameyang i ka dhënë epërsinë e dyfishtë Chelsea-t.

Aubameyang shënoi në minutën e 56-të, pas një krosimi preciz të Reece James.

Reece James shënon në ndeshjen kundër Milan-it, dhe tani Chelsea kalojnë në një epërsi prej 3:0.

Gjithçka nisi nga gabimi i mbrojtësit të Milan-it, i cili bëri një gabim në pasim dhe rezultoi me golin e James në minutën e 62-të.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore