Përballje

Challandes: Ndeshjet miqësore do na shërbejnë për të provuar futbollistë të rinj


Një ditë para ndeshjes miqësore me San Marinon, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për media, derisa ai i ka cilësuar të rëndësishme ndeshjet ndaj San Marinos dhe Maltës.

“Kemi pasur dy ndeshje të vështira ndaj Suedisë dhe Spanjës andaj do të ishte më mirë të luanim me dy kundërshtarë të lehtë. Ne do të luajmë për fitore në këto ndeshje, por këto na shërbejnë për të provuar edhe lojtarë të rinj”, tha trajneri Challandes.

Trajneri 69-vjeçar, gjithashtu iu drejtua gazetarit me fjalët “ Nëse mendoni se kam zgjedhur këto dy kombëtare për të shpëtuar karrigen time, atëherë jeni shumë gabim, dhe duhet të keni respekt për personalitetin tim”.

Në fund trajneri zviceran foli edhe për mos ftesën e Edon Zhegrovës.

“I kam zgjedh katër sulmues anësorë, në secilën pozitë nga dy lojtarë Rashica, Kastrati, Bytyqi dhe Zeneli. Edon Zhegrova nuk është në këtë listë për këtë arsye. Gjithashtu, e njëjta arsye është edhe për Bernard Berishën”, përfundoi trajneri i Kosovës, Benard Challande.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore