Bota

Burgoset gazetarja franceze, zhvilloi intervistë me dëshmitarin kundër Sarkozy-s


Michèle Marchand, e njohur si Mimi, një figurë e rëndësishme në shtypin francez, u mor në paraburgim bashkë me gazetarin e Paris Match, François de Labarre.

Hetimi lidhet me një intervistë të botuar me biznesmenin francez-libanez, Ziad Takieddine, një nga dëshmitarët kryesorë kundër Sarkozy. Ai akuzohet se ka pranuar miliona para nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi, për të financuar fushatën e tij presidenciale në 2007.

Ndërsa Marchand po merrej në pyetje, detektivët kontrolluan shtëpinë e saj. Sipas webfaqes hetimore Mediapart, ku tregohet historia e Marchand dhe Labarre që u arrestuan, tha se hetimi përqendrohej në pretendimet e “negociatave nëntokësore” me Takieddine që ai të tërhiqte pretendimet e tij.

Të premten, detektivët po intervistonin katër persona të tjerë, përfshirë Arnaud de la Villesbrunne, ish-drejtorin në agjencinë Publicis, i cili ishte i përfshirë në ofertën e pasuksesshme të Sarkozy për rizgjedhje të 2012-s, për akuzat e ndërhyrjes së dëshmitarëve dhe komplotit kriminal.

Takieddine, i cili ishte afër regjimit të Gaddafi, kishte pretenduar se dorëzoi valixhet e mbushura me para nga Tripoli te shefi i shtabit të Sarkozy në 2006-2007. Në intervistën “ekskluzive” të Labarre në Paris në nëntor, Takieddine tërhoqi pretendimet e tij.

Më pas, Sarkozy, 66 vjeç, doli në televizion për të shprehur zemërimin e tij, duke deklaruar se “e vërteta dihet”.

Por kur u intervistua nga hetuesit në Bejrut, Takieddine pretendoi se revista kishte nxjerrë keq fjalën e tij dhe përsëriti pretendimet e tij se, Sarkozy kishte marrë para nga Gaddafi.

Paris Match dënoi arrestimin e gazetarit të saj dhe tha se veprimi i policisë ishte “në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike”.

Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, është vënë nën hetim zyrtar për konspiracion kriminal mbi pretendimin e financimit të paligjshëm libiane, të fushatës së tij zgjedhore 2007.

Çështja Libiane është vetëm një nga një seri hetimesh të përqendruara në Sarkozy.

Në mars, ai u shpall fajtor për “korrupsion” dhe “shitje me ndikim” dhe u dënua me tre vjet burg, dy prej tyre të pezulluar, pasi udhëzoi avokatin e tij për t’i ofruar një magjistrate të lartë një punë të ngutshme në këmbim të informacionit në lidhje me një çështje të veçantë ligjore në dhurime politike.

Sarkozy, i cili ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka kryer asnjë padrejtësi, ka apeluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore