Stil

Britney Spears i përgjigjet pretendimeve të Kevin Federline për marrëdhënien e saj me fëmijët e tyre


Britney Spears

Britney Spears thotë se është e mërzitur nga pretendimet “dëmtuese” të bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline.

Komentet e Federline për ish-gruan e tij dhe marrëdhënien e saj me djemtë e tyre u bënë virale të dielën.

Federline tha se: “djemtë kanë vendosur se nuk do ta shohin atë tani. Kanë kaluar disa muaj që nuk e kanë parë. Prandaj vendosën të mos shkonin në dasmën e saj”.

Dyshja janë prindër të dy djemëve: Sean, 16 vjeç, dhe Jayden, 15.

Spears me dy djemt e saj

44 vjeçari, Federline, një ish-balerin, më vonë shtoi se: “e gjithë kjo situatë ka qenë e vështirë për tu parë e për tu jetuar, akoma më e vështirë pët të parë se si djemtë e mi kalojnë nëpër këtë fazë”.

Ai gjithashtu pretendoi se një pjesë e pasojave kishte të bënte me llogarinë e saj në Instagram.

“Ka qenë e vështirë”, tha ai. “Është gjëja më sfiduese që më është dashur të bëj ndonjëherë në jetën time”.

Spears u përgjigj të shtunën vonë përmes një deklarate të shpërndarë në Instagramin e saj.

“Më trishton kur dëgjoj se ish-burri im ka vendosur të diskutojë për marrëdhëniet mes meje dhe fëmijëve të mi”, shkroi 40 vjeçarja.

“Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd.. Më shqetëson fakti se arsyeja bazohet në Instagramin tim…ka qenë shumë kohë përpara Instagramit…u dhashë gjithçka”.

Edhe bashkëshorti i Spears, Sam Asghari, 28 vjeç, ndau mendimet e tij për këtë çështje, duke thënë në historinë e tij në Instagram: “nuk ka vlerë deklarata e tij në lidhje me distancimin e fëmijëve dhe është e papërgjegjshme ta bësh atë deklaratë publikisht”.

Spears dhe Sam Asghari,

“Djemtë janë shumë të zgjuar dhe së shpejti do të bëhen 18 vjeç për të marrë vendimet e tyre dhe përfundimisht mund të kuptojnë se pjesa ‘e vështirë’ ishte të kishit një baba që nuk ka punuar shumë për më shumë se 15 vjet si shembull”.

“Treni me lëng mishi i Kevinit do të përfundojë së shpejti, gjë që ndoshta shpjegon kohën e këtyre deklaratave lënduese”, shtoi mes tjerash ai.

“Unë nuk e njoh atë personalisht dhe nuk kam asgjë kundër tij, përveç që ai të zgjedhë të shajë gruan time. Karakteri i tij zbulohet nga miratimi i [konservatorit] mizor 13-vjeçar dhe besnikëria e tij ndaj Jaimie-t [babait të Spears]”.

Jayden dhe Sean nuk morën pjesë në dasmën e Spears në qershor të këtij viti. Në atë kohë, avokati i Federline tha në një deklaratë: “megjithëse djemtë nuk do të jenë të pranishëm, Kevin dhe djemtë janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it çdo të mirë në të ardhmen”.

Spears rrallë ndan foto të fëmijëve të saj, por ajo postoi një foto të saj dhe të djemve që qëndronin në mes të një fushe në mars 2021.

Në mbishkrimin e fotos, ajo vuri në dukje se sa shpejt “fluturon koha” sepse “djemtë janë kaq të mëdhenj tani”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore