Boterori 2022

Belgjika fiton me vështirësi kundër Kanadasë


Ndeshja e fundit e së merkurës mes Belgjikës dhe Kanadasë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dueli mes dy kombëtareve ishte interesant dhe me shumë mundësi shënimi të cilat nuk u shfrytëzuan siç duhet.

Në minutën e 11-të, një penallti u akordua në favor të Kanadasë, të cilët e ekzekutoi Alphonso Davies, por Thibaut Courtois mbrojti goditjen nga pika e bardhë.

Pjesa e parë, ishte plotësisht e dominuar nga Kanadaja, të cilët patën shumë raste shënimi.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Michy Batshuayi shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, gjithcka ishte e baraspeshuar, ku asnjëra nga skuadrat nuk kishin shumë raste të mira shënimi.

Deri më tani, Belgjika radhitet në pozitën e parë me tre pikë në Grupin F, ndërsa Kanadaja janë në vendin e fundit me 0 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore