Muzikë

Art Abazi me video klip të ri, bardh e zi


Këngëtari i njohur për vokalin dhe stilin e veçantë të të kënduarit, Art Abazi, ka publikuar video projektin muzikor të tij të radhës.

“S’më doje” është titulli i këngës më të re nga Arti e cila për publikun vjen edhe me një realizim vizual të mirëmenduar nga pjesa e stafit teknik të këngëtarit.

Tekstin e këngës e ka shkruar Endrit Mumajesi, ndërsa për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj, i cili në bashkëpunim me Mixey kanë bërë edhe producimin e këngës.

Kompania artistike “Imagine Films” mban vulën e vizuelizimit të këngës teksa klipi është publikuar me ngjyra bardhë e zi.

Projekti i fundit i publikuar nga Art Abazi, ishte bashkëpunimi i tij me rep artistin, Mc Kresha në këngën “Enigmë”.

Arti nuk shquhet për klikime të shumta në projektet e tij të lansuara në YouTube, dhe edhe ky i fundit për 24 orë është klikuar mbi 7 mijë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore