Kosova

Arrestohet një i dyshuar për shpërthimin e granatës në Prizren – dy të tjerë në arrati


Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është arrestuar njëri nga tre të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona të mërkurën.

“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Nga 10 persona të cilët janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi në tregun e kafshëve në Prizren, katër janë liruar nga spitali i Prizrenit, dy po vazhdojnë të trajtohet në këtë spital, ndërsa katër të tjera po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i kontaktuar nga Albanian Post ka thënë se aktualisht kanë arritur dy pacientë në këtë klinikë.

“Dy pacientë deri tani kanë arritur në Emergjencë, kanë lëndime joserioze dhe gjendja e tyre është stabile”, pohoi Syla.

Sulmi, sipas informacioneve që posedon policia është bërë me një granatë dore.

Institucionet kompetente kanë nisur me mbledhjen e provave dhe dëshmive për rastin në fjalë.

Shpërthimi në Prizren: Pesë pacientë dërgohen në QKUK, pesë lirohen nga Spitali i Prizrenit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore