Lajme

Shpërthimi në Prizren: Pesë pacientë dërgohen në QKUK, pesë lirohen nga Spitali i Prizrenit


Foto: Albanian Post.

Nga 10 persona të cilët janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi në tregun e kafshëve në Prizren, katër janë liruar nga spitali i Prizrenit, dy po vazhdojnë të trajtohet në këtë spital, ndërsa katër të tjera po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, në një bisedë për Albanian Post ka sqaruar se në ora 07:00, është sjellur edhe i lënduari i 10-të.

“Diku rreth orës 05:00 janë sjellur nëntë të lënduar. Pastaj, rreth orës 07:00 është sjellur edhe i lënduar i 10-të. Kanë pasur lëndime në ekstremitete, gjoks qafe”.

Veçgishti, ka thënë se tek pesë pacientë është nevojitur konsultë më e veçantë.

“Tek tre pacientë është nevojitur konsulta e kirurgut torakal, ndërsa tek dy është nevojitur konsulta për ORL”.

Edhe shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i kontaktuar nga Albanian Post ka thënë se aktualisht kanë arritur dy pacientë në këtë klinikë.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Ai ka theksuar se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Dy pacientë deri tani kanë arritur në Emergjencë, kanë lëndime joserioze dhe gjendja e tyre është stabile”, pohoi Syla.

9 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren të mërkurën, ndërsa të dyshuar për këtë shpërthim janë tre persona të cilët janë në arrati, por që janë identifikuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka deklaruar Bytyqi për AP.

Sulmi, sipas informacioneve që posedon policia është bërë me një granatë dore.

Nga Policia është thënë se janë duke qëndruar në vendngjarje, ndërsa në vendngjare është edhe prokurori kujdestar.

Institucionet kompetente kanë nisur me mbledhjen e provave dhe dëshmive për rastin në fjalë.

9 të lënduar nga shpërthimi me granatë dore në Prizren – të dyshuarit në arrati

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore