Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
Tregtarët në Bashkinë e Belshit kanë protestuar duke kundërshtuar spostimin e tregut nga periferia e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.
Sipas tyre, spostimi drejt tregut është i padrejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar ndaj askush nuk shkon për të blerë.
Gjithashtu mendojnë se është e pamundur që një numër i madh tregtarësh të zhvendosen atje pasi hapësira e vendit është e pamjaftueshme. Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata pretendojnë se nuk do tërhiqen nga kërkesa e drejtë e tyre dhe se do t’i përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.
Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin. Ndonëse tregtarët protestojnë pranë Bashkisë, ka reaguar sekretari i përgjithshëm, Mustafa Çarçiu.
Sipas tij zhvendosja e tregut është kryer me vendim të këshillit bashkiak.
Ai sqaroi se zona ku ndodhej ishte improvizuar nga tregtarët për shitjen e produkteve dhe kjo bëhej në kushte skandaloze higjeno-sanitare.
“Ndërkaq zhvillimi i tregtisë aty ishte jo vetëm burim aksidentesh, por edhe pengesë serioze për qarkullimin e automjeteve dhe ofronte një pamje të shëmtuar para turistëve që vizitojnë Dumrenë, numri i të cilëve në fundjavë shkon 2 mijë deri në 3 mijë turistë”.
Ai theksoi se “pretendimet e tyre nuk qëndrojnë dhe është e drejta e tyre që të protestojnë”.
“Aktualisht Bashkia me financim të qeverisë ka ndërtuar një treg bashkëkohor ku secilit i ofrohen kushte mjaft të mira dhe ku do të funksionojë gjithçka sipas rregullave. Një pjesë e madhe e atyre që ushtronin aktivitetin e tyre në tregun e improvizuar tashmë janë zhvendosur në tregun e ri dhe ndjehen shumë mirë dhe klientët nuk i kanë të paktë. Ndërkohë bashkia ka në plan që në një të ardhme të ndërtojë një markatë edhe në qytet”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’