Lajme

9 të lënduar nga shpërthimi me granatë dore në Prizren – të dyshuarit në arrati


Foto nga vendi i ngjarjes.

9 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren të mërkurën, ndërsa të dyshuar për këtë shpërthim janë tre persona të cilët janë në arrati, por që janë identifikuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka deklaruar Bytyqi për AP.

Sulmi, sipas informacioneve që posedon policia është bërë me një granatë dore.

“Te gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”.

Nga Policia është thënë se janë duke qëndruar në vendngjarje, ndërsa në vendngjare është edhe prokurori kujdestar.

Institucionet kompetente kanë nisur me mbledhjen e provave dhe dëshmive për rastin në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore