Sport

Arlind Berisha fitues i Cage Warriors


Sukeset për Arlind Berishën nuk kanë të ndaluar. Ai ka arritur edhe një të tillë në sportin e Arteve Marciale të Përziera (MMA), duke fituar garën e Cage Warriors, që është njëra nga garat më të forta profesionale në MMA.

Për të arritur këtë sukses, talenti kosovar mposhti kundërshtarin nga Finlanda, Por Einarsson, që në raundin e parë me nokaut, luftë kjo në kategorinë deri në 92 kilogramë, e cila u zhvillua në Chartter Hall të Anglisë.

Kujtojmë që 20-vjeçari Berisha, duke përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror U23, që u mbajt në Pragë të Çekisë gjatë muajit shtator të këtij viti, arriti që të fitonte medaljen e artë.

Ai cilësohet si garues me potencial të madh dhe së shpejti pritet të luftojë në nivelet më të larta të MMA.

Kujtojmë që turneun ku fitoi kosovari, Cage Warriors, është një garë e njohur për sportin e Arteve Marciale të Përziera, në të cilën promovohen luftëtarë të rinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore