Muzikë

Ariana Grande i cilëson “zhgënjyes” titujt e medieve që përfshijnë zhvillimet në jetën e saj personale


Këngëtarja Ariana Grande po ndan disa nga mendimet e saj për titujt e bujshëm mediatik që dolën gjatë vitit të kaluar në lidhje me jetën e saj private.

Grande e ka cilësuar “zhgënjyese” qasjen e mediave karshi jetës së saj personale, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Ekziston një zhgënjim i pashuar, një ndjenjë e pashpjegueshme djallëzore kur shikon njerëzit që keqkuptojnë njerëzit që doni”, tha Grande.

Ylli i hitit “Yes, and?”, nuk përmendi asnjë emër, por vlen të përmendet se fundi i martesës së saj me Dalton Gomez dhe fillimi i marrëdhënies së saj aktuale me yllin e saj të “Wicked” Ethan Slater ishin të dyja temat e fundit të tabloideve botërore.

Kur bëhet fjalë për albumin e saj të ardhshëm “Eternal Sunshine”, Grande pranoi në intervistë se disa nga këngët e reja mund t’u flasin njerëzve që ndoshta kanë arritur në përfundimet e tyre mbi narrativat rreth saj që mediat kanë krijuar.

“Ne e dimë këtë për tabloidet dhe për mediat. Ne kujtojmë në mënyrë selektive se kjo është ajo që tabloidët u bëjnë njerëzve, veçanërisht grave, bazuar në faktin nëse ne e pëlqejmë apo jo njeriun. Ne në mënyrë selektive i lëmë hapësirë humanizmit, nuancës”, ka thënë Grande pos tjerash.

Sigurisht, tha Grande, ajo ka “shumë” gjëra që do të donte që njerëzit t’i dinin.

“Mjerisht, nuk kemi kohë të mjaftueshme”, tha ajo.

Sidoqoftë, në fund të ditës, Grande ka vetëm mirënjohje për momentin në të cilin ndodhet aktualisht.

Ajo do të luajë si Glinda në filmat e shumëpritur “Wicked” dhe është shprehur mirënjohëse për këtë projekt filmik.

“Unë kurrë nuk kam dashur diçka aq fort sa këtë”, tha Grande.

“Nuk kisha pritshmëri, thjesht isha mirënjohëse që hyra fare, isha shumë e emocionuar që pata mundësinë për të bërë audicion”, ka përfunduar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore