Bota

Aksident mes 130 makinave në Japoni


Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në Japoninë Veriore, si pasojë e një aksidenti mes 130-të automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Tohoku Express” të Miyagit më datë 19 janar.

Shkak është bërë një stuhi e madhe dëbore, e cila ka goditur Japoninë Veriore. Ajo ka shkaktuar aksidentin dhe bllokimet në rrugë.

Rreth 200 njerëz janë prekur nga stuhia. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes për të bërë largimin e personave.

Japonia është goditur nga stuhi të mëdha bore në javët e fundit. Në disa pjesë të vendit ka pasur dyfishim të reshjeve të pritshme. Shërbimet hekurudhore janë pezulluar.

Muajin e kaluar, reshjet e dendura të dëborës kanë lënë më shumë se 1 mijë automjete të bllokuara në autostradën “Kanetsu” për dy ditë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore