Aktori Amerikan, George Clooney, i del kundër presidentit në largim, Trump duke dënuar dhunën e mbështetësve të tij në Capitol.
I pyetur për Hollywood Reporter, aktori është shprehur se Trump dhe familja e tij janë në anën e gabuar të historisë dhe se politikat e tij nxisin dhunë.
“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, vijoi ai në deklaratën e tij.
Sipas Clooney-t ishte i dhimshmën fakti që kushtetuta u përdhos në atë mënyrë. Gjithashtu Clooney shtoi se mbështet nismën për aktivizimin e amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane për shkarkimin nga detyra të Trump-it.
Kujtojmë se dhuna e mbështetësve të Trump-it në Capitol, u dënua nga e gjithë bota dhe shumë opinionistë e panë atë si lëkundje të demokracisë amerikane.
“Tani Amerika shihet si një “tiger prej letre” për kundërshtarët e saj kur forca e institucioneve të saj, proceset demokratike dhe angazhimi për sundimin e ligjit vihen në dyshim”, është shprehur
Matthew Levitt, drejtor i programit Reinhard mbi antiterrorizmin dhe inteligjencën,
Donald Trump u akuzua se e nxiti dhunën por një ditë më vonë ai e dënoi atë duke thënë se pushteti tek Biden do të kalojë në mënyrë paqësore./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Historia e pabesueshme e ishullit të paarritshëm dhe dy vëllezërit që jetuan atje për dy vjet
-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia